Mjuzikëlli i ri i Steven Spielberg, spektakular - Gazeta Express
string(46) "mjuzikelli-i-ri-i-steven-spielberg-spektakular"

Arte

Gazeta Express

27/04/2021 0:59

Mjuzikëlli i ri i Steven Spielberg, spektakular

Arte

Gazeta Express

27/04/2021 0:59

Filmi “WEST SIDE STORY” ka lansuar trilerin e parë gjatë ndarjes se çmimeve Oscar dhe mjuzikëlli i Steven Spielber duket absolutisht spektakular e ku Ansel Elgort luan rolin kryesor si Tony. Pasi është shtyrë për një vit, filmi me në fund do të shfaqet në kinema në dhjetor të këtij viti.

Njëri prej regjisorëve më të mëdhenj te të gjitha kohërave duket se ka bërë mjuzikëllin më të mirë te të gjitha kohërave.

Lexo Edhe:

Versioni i filmit të vitit 1961 fitoi 10 Oscars, përfshirë filmin më të mirë dhe për shumë kohë është cilësuar si i paprekshëm. Deri tani!

Spielber me në fund ka shpalosur dukjen e parë të këtij mjuzikëlli, që bazohet në një mjuzikëll origjinal të Broadway të realizuar më 1957. Në mënyrë të pabesueshme, në versionin e tij të ri luan edhe Rita Moreno, e cila kishte fituar Oscarin për rolin e dytësor të Anitës më 1962 dhe po ashtu ishte producente e filmit në atë kohë, transmeton GazetaExpress.  

Në filmin e ri të Spielberg luajnë Ansel Elgort si Tony, një burrë i ri nga New Yorku në vitin 1950 që bie në dashuri me Marian, motrën e një lideri rival gangster.

Elgort (27), është i njohur për rolet e tij në filmat “The Fault In Our Stars” dhe “Divergent”, por ai kishte treguar aftësitë e tij të vallëzimit në filmin kult klasik Baby Driver.

E reja, Rachel Zegler luan Marian dhe e kishte fituar këtë rol pasi që kishte dërguar një video si 16 vjeçare kur Spielberg kishte bërë një audicon të hapur për filmin në janarin e vitit 2018. Ajo ka mposhtur më shumë se 30000 aplikante për rolin.

Tregimi bazohet në dramën e Shakespeareit, Romeo dhe Julieta.

Armiqësia e aristokratëve Montagët dhe Kapuletët këtu zëvendësohet me dy banda të rrugës nga Polonia dhe Porto Riko, të njohura si Jets dhe Sharks.

Tregimi tragjik i Tonyt dhe Marias zhvillohet në një qytet ku ka shumë tensione sociale e racore.

Tregimi ka të bëj me bandën latine të Sharkëve, me David Alvarez që është lider i bandës (vëllai i Anitës) dhe Tony  që zihet në dashuri me Anitën. /GazetaExpress/