Një intervistë shumë e gjatë e ish-drejtuesit historik të Milanit, Adriano Galliani, në podcastin “Colpi da Maestro”, ku ai u ndal te disa nga prapaskenat më interesante të “operacioneve” të tij më të famshme në tregun e futbollit.
Duke folur për negociatën më të vështirë të karrierës së tij, Galliani kujtoi transferimin e Zlatan Ibrahimoviçit nga Barcelona te Milani, përcjell “Gazeta Express”.
“Them ajo për Ibrahimoviçin. Isha në Barcelonë me presidentin e Barçës dhe me Mino Raiolan. Një vit më parë Ibra ishte blerë nga spanjollët nga Interi për një shumë të madhe dhe mendova se ishte e pamundur ta merrnim pas vetëm një viti,” tregoi ai.
Galliani më pas shpjegoi se si gjithçka ndryshoi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
“Pak ditë para mbylljes së ‘merkatos’, Raiola – që ishte një mjeshtër i vërtetë i transferimeve – më telefonoi dhe më tha të shkoja në Barcelonë sepse transferimi mund të bëhej. Shkova atje dhe filloi një betejë e madhe për Ibrahimoviçin dhe në fund arrita ta merrja në huazim me të drejtë blerjeje.”
Drejtuesi italian tregoi edhe një episod kurioz nga negociatat me sulmuesin suedez.
“Duhej ta bindja Ibrahimoviçin dhe shkova në shtëpinë e tij, ku ishin edhe gruaja dhe fëmijët. Gruaja doli në mëngjes dhe u kthye pasdite dhe më gjeti ende aty. Nuk kishte pyetur më parë se kush isha. Ibra i tha se derisa të nënshkruante me Milanin, unë nuk do të largohesha nga shtëpia e tyre.”
Në fund gjithçka u mbyll me sukses dhe Galliani e kujtoi edhe rezultatin sportiv të asaj marrëveshjeje.
“Zlatani më pas e nënshkroi kontratën dhe atë vit e fituam titullin kampion në Itali.” /Gazeta Express
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...