Shumë njerëz kanë luftuar me kapsllëk të paktën një herë në jetën e tyre. Për të ndihmuar veten, ata provojnë metoda të ndryshme dhe një mjek theksoi se janë dy pemë që ndihmojnë në këtë problem.
Siç raporton HuffPost, doktor Karan Rajan zbuloi se cilat fruta duhet të hanë njerëzit që vuajnë nga kapsllëku. Mjeku theksoi se laksativët nuk duhet të jenë zgjedhja e parë për këtë problem dhe këshillon njerëzit që të hanë këto dy fruta.
“Rrisni marrjen e lëngjeve, bëni ushtrime fizike dhe hani fruta që do të veprojnë si laksativë natyralë”, këshillon Rajan.
Ndër frutat që njerëzit duhet të hanë, mjeku veçon kumbullat dhe dardhat.
“Ato janë të pasura me sheqer, alkool dhe, më e rëndësishmja, sorbitol. Sorbitoli është një laksativ osmotik, tërheq ujin në jashtëqitje dhe ndihmon në stimulimin e zorrëve dhe mund të jetë shumë efektiv”, shpjegon ai, përcjell Index.hr.
Ai shton se për funksionimin normal të zorrëve duhet të futen në organizëm të paktën 30 gramë fibra çdo ditë.
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...