Ndërsa viruset e dimrit po qarkullojnë me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore (UKHSA) u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin parasysh përdorimin e maskave. Kjo ka ngritur pyetjen: si të dallojmë Covid-in nga gripi apo thjesht një e ftohtë?
Sipas Dr. Babak Ashrafi nga Superdrug Online Doctor, dallimi mes këtyre sëmundjeve është i vështirë sepse simptomat shpesh mbivendosen. Megjithatë, njohja e disa detajeve dhe testimi në momentin e duhur mund të ndihmojë në mbrojtjen tuaj dhe të të tjerëve.
Si mund ta dallojmë gripin nga Covid-i?
Dr. Ashrafi thekson se e vetmja mënyrë e sigurt për të ditur është të kryeni një test.
Megjithatë, ai shton disa dallime tipike:
Covid
humbje ose ndryshim i shijes dhe nuhatjes,
lodhje e vazhdueshme,
dhimbje muskulare,
nganjëherë vështirësi në frymëmarrje.
Gripi
shfaqet papritur – mund të jeni mirë një ditë dhe shumë të lodhur ditën tjetër,
temperaturë e lartë,
të dridhura,
dhimbje koke dhe dhimbje trupi.
E ftohta e zakonshme
Është më e butë dhe zakonisht shfaqet “sipër qafës”:
rrjedhje hundësh,
teshtima,
dhimbje fyti.
Sa duhet të shqetësohemi këtë dimër për gripin dhe Covid-in?
“Të dyja mund t’ju bëjnë shumë keq,” paralajmëron Dr. Ashrafi, “sidomos të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.”
Ai shton se është shumë e mundshme që gripi dhe Covid-i të qarkullojnë njëkohësisht këtë dimër, gjë që rrit presionin mbi sistemin shëndetësor dhe rrezikun e infektimit të njërit virus ndërsa po shërohesh nga tjetri.
Si të mbrohemi nga gripi dhe Covid-i?
“Edhe hapat më të thjeshtë bëjnë diferencë,” thotë mjeku.
vaksinimi kundër gripit dhe Covid-it,
larja e duarve rregullisht,
mbulimi i gojës kur teshtijmë apo kollitemi,
qëndrimi në shtëpi kur jemi të sëmurë.
Këto masa, sipas tij, ulin ndjeshëm rrezikun e përhapjes së viruseve dhe ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të situatës gjatë muajve të ftohtë. /GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...