Mjeku shqiptar në SHBA bëhet baba pas 32 vitesh pritje, rrëfen emocionet - Gazeta Express
string(71) "mjeku-shqiptar-ne-shba-behet-baba-pas-32-vitesh-pritje-rrefen-emocionet"

Mjeku shqiptar në SHBA bëhet baba pas 32 vitesh pritje, rrëfen emocionet

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 8:22

Skënder Murtezani është një epidemiolog shqiptar i njohur në SHBA.

Pesë ditë më parë, ai është bërë baba pas 32 vitesh pritje. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë doktori përmes një postimi në ‘Facebook’.

Lexo Edhe:

Dje në Flushing Queens në spitalin NYPQ Lindita ime lindi Bersant Murtezanin tone. Mire se na erdhe shpirti jonë”.

Mirëpo, sot në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, ai ka zbuluar disa nga ndjesitë dhe emocionet e këtij momenti.

Murtezani ka treguar se i biri ka ardhur në jetë nga martesa e tij e dytë me Linditën, e cila është nga Korça.

“Jam shumë i lumtur se kështu është bërë një kombinim. Ajo është nga Korça dhe është rritur në  Tiranë , unë nga Tetova”, tha ai.

Më tej, doktori ka deklaruar se emrin e djalit e ka zgjedhur nga ilirët, Bersant dhe është mirëpritur nga stafi mjekësor ku punon.