Mjeku Sallabanda: Maskat e bëra vetë pa filtër janë pa vlerë - Gazeta Express
string(59) "mjeku-sallabanda-maskat-e-bera-vete-pa-filter-jane-pa-vlere"

Mjeku Sallabanda: Maskat e bëra vetë pa filtër janë pa vlerë

Gazeta Express

21/10/2020 23:02

Diskutimi mbi efektin mbrojtës të maskës përballë Covid 19 vijon të jetë prezent.

Në një lidhje në emisionin “Opinion” mjeku Kita Sallabanda tha se në Spanjë maska është e detyrueshme që në muajin Prill.

Lexo Edhe:

Mjeku tha se nga përvoja e gripit stinor, ku maskat kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve është këshilluar edhe me rastin Covid.

“Maskat sot në Spanjë kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve me grip. Nga eksperienca e gripit kemi sugjeruar përdorimin e maskës në rastin e Covid 19. Maskat kirurgjikale durojnë deri në 7 orë. Maska me copë që nuk kanë filtër brenda janë pa vlerë. Në Spanjë që në muajin Prill maskat janë të detyrueshme”, u shpreh mjeku.

I pyetur nëse mbajtja e maskave ka ndikuar në uljen e infektimeve, Sallbanda tha se janë të tjerë faktorë që kanë ndikuar në shifrat e larta, por pohoi se numri i të sëmurëve rëndë nuk krahasohet me situatën e marsit apo prillit./opinion