Mjeku Pipero tregon sa shanse kanë ata të infektuar me Covid-19 që intubohen - Gazeta Express
string(76) "mjeku-pipero-tregon-sa-shanse-kane-ata-te-infektuar-me-covid-19-qe-intubohen"

Mjeku Pipero tregon sa shanse kanë ata të infektuar me Covid-19 që intubohen

Gazeta Express

31/03/2020 23:16

Në studion e emisionit “Open” të drejtuar nga Eni Vasili, ishte I ftuar mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Mjeku, zbuloi se personat që dërgohen në intubim, e kanë shumë të vështirë që të mbijetojnë dhe për këtë i referohet situatës në vendin tonë, por edhe në vendet e huaja.

Tubi, thotë mjeku, ndihmon që të qetësojë mushkërinë, por kur pacienti i nënshtrohet tubit do të thotë që mushkëria është totalisht e dëmtuar.

Lexo Edhe:

“Jo për fat të keq ne deri më tani nuk kemi asnjë rast, që personat që janë vendosur në tub, janë shëruar. Do të thosha që edhe në vendet e tjera të botës, të gjithë mjekët synojnë që të mos e çojnë pacientin tek tubi, sepse tubi ka shumë të panjohura. Tubi e ndihmon që të lejoj qetësinë mushkërisë për disa caste. Tubi është zgjedhje, është ekstreme, nuk duam ta shikojmë asnjë në tub. Por tubi do të thotë që mushkëria është e dëmtuar dhe ka shumë pak shpresa që pacientët të shërohen”, u shpreh mjeku.