Mjeku Pëllumb Pipero, është në vëmendjen e të gjithë gjatë javëve të fundit, për shkak të informecioneve që po jep për koronavirusin.
Stafi i kuzhinës së “Bella Napoli”, i kanë ndërthurur figurën në një picë, duke “luajtur” me kuptimin e emrit të tij. Në qendër të picës, me djathë është formuar një zog (Pëllumb), i cili mban në sqep një spec djegës (piper).
Sot, mjeku ka pozuar me picën që mban emrin e tij, duke buzëqeshur me gjestin e bukur që u bë në nder të tij./dosja