Mjeku: Nuk më shqetësojnë shifrat ditore, por fakti që vatër e Covid19 është QSUT - Gazeta Express
string(79) "mjeku-nuk-me-shqetesojne-shifrat-ditore-por-fakti-qe-vater-e-covid19-eshte-qsut"

Gazeta Express

03/07/2020 21:58

Mjeku: Nuk më shqetësojnë shifrat ditore, por fakti që vatër e Covid19 është QSUT

Gazeta Express

03/07/2020 21:58

Mjeku Erion Dasho, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, deklaroi se shifrat e rasteve ditore që po raportohen javët e fundit nuk janë shqetësuese. Sipas tij, shqetësues është fakti se QSUT-ja është kthyer në vatër infektimi.

“Shifrat nuk më shqetësojnë, të kesh 80-90 raste në ditë nuk përbën shqetësim sepse ne e kemi kapacitetin trajtues për të pritur pacientët. Dihet që 85% e të prekurve nuk kanë nevojë për shtrim në spital.

Lexo Edhe:

Pra, ndonëse konstatojmë rritje të theksuar të rasteve, personat në terapi intensive janë pak”, tha Dasho.

“Shqetësim për mua përbën mënyra se si janë infektuar këta persona. Ajo që ndikoi në përhapje ishte QSUT, një vend ku shkojmë për t’u shëruar. Shohim që edhe në biznese me shumë persona ka patur vatra”, shtoi Dasho.