Mjeku nga Peja flet për rastin e rrallë: Proteza e dhëmbëve në lukthin e pacientes 32-vjeçare - Gazeta Express
string(92) "mjeku-nga-peja-flet-per-rastin-e-rralle-proteza-e-dhembeve-ne-lukthin-e-pacientes-32-vjecare"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 15:04

Mjeku nga Peja flet për rastin e rrallë: Proteza e dhëmbëve në lukthin e pacientes 32-vjeçare

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 15:04

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është kryer një intervenim i rrallë dhe i pazakontë mjekësor. Një grua 32-vjeçare është trajtuar me urgjencë, pasi kishte gëlltitur aksidentalisht protezën e dhëmbëve, e cila kishte përfunduar në lukth.

Në emisionin “Kosova Live” në T7 mjeku internist Milazim Veselaj, i cili udhëhoqi ekipin mjekësor gjatë ndërhyrjes konfirmoi se ndërhyrja është kryer me sukses dhe se pacientja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

VIDEO NGA INTERVISTA: