Mjeku infeksionist: Ja pse duhet testimi i gjerë për covid19 - Gazeta Express
string(59) "mjeku-infeksionist-ja-pse-duhet-testimi-i-gjere-per-covid19"

Gazeta Express

10/07/2020 19:26

Mjeku infeksionist: Ja pse duhet testimi i gjerë për covid19

Gazeta Express

10/07/2020 19:26

90 persona të infektuar dhe 2 viktima është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e rasteve pozitive në 3 278 persona, ndërsa 85 kanë humbur jetën.

Arben Pilaca, mjek infeksionist thotë se, situata është alarmante jo vetëm sa i takon shtimit të rasteve por edhe shkallës së dëmtimit tek personat e shtruar në spital.

Lexo Edhe:

“Kjo tregon se situata është serioze dhe duhet eliminuar çdo konspiracion që nuk është virus i dëmshëm. Ky është një virus i vërtetë dhe po krijon probleme të mëdha dhe asnjëherë nuk duhet neglizhuar dhe nënvlerësuar’, tha z. Pilaca në Euronews.

Mjeku infeksionist thotë se, mjekët kanë dhënë dhe po japin maksimumin, por kërkohet angazhimi dhe aktivizimi i forcave të reja duke iu referuar burime për të kryer teste.

Z. Pilica tha se kjo mund të bëhet duke krijuar një rrjet laboratorësh të licencuar dhe të kontrolluar nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas tij, vetëm testimi masiv jep një informacion më të saktë mbi atë që po ndodh në vend.

“Forca e testimit duhet rritur. Epidemiologët e konsiderojnë një dritare për të studiuar se si po zhvillohet pandemia. Na ndihmon për diagnozën dhe trajtimin. Fatmirësisht në Shqipëri ekzistojnë dhe institucione të tjera të akredituara dhe që mund të japin kontribut dhe mendoj se testimet mund të liberalizohen. Të bëhet përmes laboratorëve të certifikuara nën kontrollin e institucioneve të shtetit”, tha ai.