Mjekja shqiptare tregon historinë prekëse të 19 vjeçaritme me Covid në Itali: Na falenderonte për... - Gazeta Express
string(96) "mjekja-shqiptare-tregon-historine-prekese-te-19-vjecaritme-me-covid-ne-itali-na-falenderonte-per"

Gazeta Express

08/04/2020 23:26

Mjekja shqiptare tregon historinë prekëse të 19 vjeçaritme me Covid në Itali: Na falenderonte për…

Gazeta Express

08/04/2020 23:26

Andriada Meta është një mjeke anesteziste që ka shkuar në Itali dhe është vendosur në spitalin e Brescias.

Ajo tha se si mjeke do të japë kontributin dhe ndihmën e saj kudo. Mjekja tregoi edhe për eksperiencën e saj në Itali deri tani ku së bashku me kolegët e saj janë vendosur direkt në repartin e terapisë intensive.

Lexo Edhe:

“Ne kemi shikuar shumë raste të vështira por një rast më ka prekur shumë. Ishte një 19 vjeçar i cili kishte dhe probleme të tjera shëndetësore. Ai nuk erdhi në gjendje të rëndë por u përkeqësua në spital.

Kur i thamë që do të vendosim në intubim për të mirën tënde ai e aprovoi dhe qante njëkohësisht. Ishte vërtet prekëse. Ajo që më ka prekur është edhe fakti që pas çdo veprimi tonë ai na falenderonte”- tha Meta.