Mjekja: Maska na mbron në 98% të rasteve, nëse zbatohet protokolli i sigurisë Covid mund të kufizohet - Gazeta Express
string(98) "mjekja-maska-na-mbron-ne-98-te-rasteve-nese-zbatohet-protokolli-i-sigurise-covid-mund-te-kufizohet"

Mjekja: Maska na mbron në 98% të rasteve, nëse zbatohet protokolli i sigurisë Covid mund të kufizohet

Gazeta Express

14/07/2020 21:02

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi ditën e sotme se Komiteti Teknik ka vendosur që mbajtja e maskave të bëhet e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Për mjeken Gjeorgjina Kuli, maskat janë të domodsoshme për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Lexo Edhe:

Në një lidhje përmes Skype për ”Ora News”, ajo tha se mbajtja e maskave siguron mbrojtje nga virusi në 98% të rasteve.

Gjeorgina Kuli: ”Mesa duket ky virus do të qëndrojë me ne dhe duhet t’i kundërvihemi me të gjitha mundësitë, forcat, dhe masat mbrojtëse, për të realizuar kufizimin e përhapjes së tij. Është shumë e rëndësishme, siç është treguar edhe në vazhdimësi në kohë, që mbajtja e maskave nga të gjithë personat në ambiente të mbyllura, ose në ambiente ku nuk mund të sigurohet distancimi social, siguron një mbrojtje deri në 98% të rasteve. ‘‘

”Për 98% të mbron nga përhapja e virusit kur të dyja palët mbajnë maska, dhe personi që mund të jetë i infektuar, dhe personi që është bashkëbisedues me të, ose qëndron në kontakt të afërt për një periudhë kohore prej disa mintuash. Kështu që, maskat kirurgjikale apo dhe barrierat mbrojtëse të përgatitura nga maskat copë, duket se janë mjete të rëndësishme për të siguruar një barrierë natyrale në kufizimin e përhapjes së virusit.”

Sipas saj, mjekët janë më të ekspozuarit për tu infektuar, pasi janë barriera e parë që ballafaqohen me Covid-19.

Gjeorgjina Kuli: ”Nuk duhet të panikosemi, por duhet të ndërgjegjësohemi, dhe të bëhemi të vetëdijshëm , për atë çka ne mund të kontribuojmë personalisht. Nëse ne do të sigurojmë protokollin e sigurisë, mendoj se nuk ka pse të ketë kaos dhe konfunzion. Personeli mjekësor sigurisht që është më i ekspozuari. Është barriera e parë që ballafaqohet me Covidin, kemi situata të vështira. Nuk është problemi në spitalin e infektivit apo në infektivin e pediatrisë, ku ne kemi ambiente të caktuara, dhe ku hospitalizohen të rritur apo fëmijë me Covid. Bëhet fjalë për të gjithë kontigjentin e të sëmurëve, që mund të paraqiten në urgjencë, me sëmundje dhe ankesa të ndryshme.”

Kuli mendon se nëse protokolli i sigurisë do të zbatohet siç duhet, virusi mund të kufiozhet.

Gjeorgjina Kuli: ”Mjekët patjetër duhet të zbatojnë protokollin e sigurisë. Nëse zbatohet ky protokoll ashtu siç duhet, mendoj që edhe infeksioni do të kufizohet. Nuk them se do të zhduket, sepse siç e shohim edhe në shumë vende të botës, armata e madhe e personelit shëndetësor ka qenë e infektuar. Nëse do të zbatohet, sigurisht që do të arrijë të kufizohet.”