Mjekimet e deritashme të Covid 19 – të pasuksesshme; imuniteti individual dhe kolektiv – domosdoshmëri - Gazeta Express

Mjekimet e deritashme të Covid 19 – të pasuksesshme; imuniteti individual dhe kolektiv – domosdoshmëri

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

23/04/2020 14:33

Shkruan: Prof. Asoc. Dr. Ilir Q. Tolaj

Derisa pandemia Covid 19 po vazhdon të përhapet me ritme të ndryshme në vende të ndryshme të botës, ndërsa testimet për prezencën e virusit në grykë dhe rrugët respiratore po bëhen sipas takatiti të secilit vend; teste të tjera serologjike që tregojnë prezencën e antitrupave neutralizues në gjak (që flasin për infeksionin Covid 19 të kaluar dhe krijimin e imunitetit kundër virusit shkaktar të këtij infeksioni) kanë filluar të bëhën në cilëndo qendër mjekësore serioze në botë, për të treguar se sa populate e ka kaluar tashmë imunitetin. Do të duhej të fillonin sa më parë edhe në QKUK. Të dhënat e para flasin se vetëm 2 – 3 % të popullatës së botës deri tash janë imun ndaj Covid 19; që nuk mjafton për ta ndërprerë përhapjen e mëtejme të infeksionit.

Shpresat se ilaqet për mjekimet e deritashme të Covid 19, të shpallura nga mjekë e politikan, nga Kina e deri në SHBA, janë të efektshme, po tregohen të pabaza. Asnjë prej mjekimeve të deritshme të provuara në pacientët e ndryshëm anëkënd botës, duke na përfshirë edhe ne, nuk është treguar i sukseshëm. Për më tepër, efektet anësore të barnave të përdorura, duket se janë të dëmshme, serioze dhe jetëkërcënuese. Jemi ende në “mëshirën” e sistemit tonë imun.

Shoqata e Infektologëve të Amerikës – IDSA (Infectious Disease Society of America), këto ditë ka publikuar udhëzimet e veçanta për mjekimin e pacientëve më Covid 19. Është ky dokument i përpiluar nga paneli prej 9 anëtarësh, specialistë të lëmive të ndryshme, të cilët kanë dhënë rekomandimët e tyre, bazuar në studimet e randomizuara të kontrolluara ( që është niveli më i lartë dhe profesional i hulumtimeve klinike mjekësore), lidhur me mjekimet e ndryshme të përdorurara në pacientët me Covid 19.

IDSA vjen në përfundim se asnjë mjekim i deritashëm nuk është treguar i efektshëm. Kështu, mjekimi me hydroxychloroquine dhe azithromycin (që u pat proklamuar me popmozitet nga Trump) ka shkaktuar pengesa serioze në funksionimin e zemrës, duke e shtuar rrezikun për vdekje të papritur kardiake. Shkalla e këtij rreziku është shumë më e lartë sesa efekti eventual pozitiv i këtij mjekimi, që është raportuar nga klinicist të ndryshëm. Ky lloj mjekimi tash është duke u përdorur në Kosovë.

Mjekimi me lopinavir/ritonavir, një ilaq që përdoret për mjekimin e pacientëve më AIDS (e këmi përdorë dhe e përdorim edhe ne në Kosovë), më të cilin i patëm trajtuar pacientët e parë të hospitalizuar në Kosovë, është vërtetuar se shkakton efekte të dëmshmë që e kërcenojnë jetën ë pacientit, si dëmtime gastrointestinale, të mëlçisë, pankreadit, çrregullime në funksionimin e zemrës që dokumentohen më EKG dhe shumë ndërveprime tjera të ilaqit në nivelin qelizor, ndërsa efekti pozitiv mungon.

Të njejtat janë vërtetuar edhe për medikamentet tjera, si tocilizumab (inhibitor i IL-6), duke potencuar lidhmërinë e përdorimit të këtij ilaqi me rrezikun e shtuar për infeksione tjera serioze, anafilaksë, dëmtime serioze të mëlçisë, dështim të mëlçisë dhe perforim (shpuarje) të zorrëve; apo për kortikosteroidet (medikament i përdorur gjerësisht edhe tek ne për arësye nga më të ndryshmet), duke konstatuar se efekti i këtij ilaqi në të sëmurët e rëndë më dështim pulmonar nga Covid 19, është nq atq shkallë sa që nuk arësyetohet dhënja e tij.

IDSA, i ka analizuar edhe të dhënat për efektin e plazmës humane konvaleshente nga personat që tashmë e kanë kaluar infeksionin Covid 19, në të cilën gjenden antritrupat neutralizues kundër Covid 19, që janë zhvilluar më shfaqjen e imunitetit individual tek këta persona. Është konstatuar për mjekimin me plazmë konvaleshente (dmth, të personit që e ka kaluar infeksionin apo sëmundjen) nuk ka të dhëna për efektet anësore të dëmshm apo për ndonjë vdekje të papritur si rezultat i përdorimit të këtij mjekimi , janë të nevojshme studime plotësuese për të përcaktuar mënyrën e sakt të mjekimit më plazmën rekovaleshnte.

IDSA, ka rekomanduar, për shkak të mungesës së njohurive të mjaftueshme, se asnjë prej këtyre trajtimeve të përmendura nuk duhet të përdoret në mënyrë rutine për pacientët me Covid 19. Në frymën e këtyre rekomandimeve, edhe tash, si gjithëherë është aktuale thënja që rrjedh nga betimi i Hipokratit : “Primum non nocere – së pari mos bëj dëm”.

Këto të dhëna të autoriteteve mjekësore me renome botërore, na kthejnë sërish në esencën e konstatimeve të mia për Covid 19, që në disa raste u keqkuptuan dhe u keqinterpretuan nga individë të papërgjegjshëm e me paragjykime.

Popullata e Kosovës dhe e gjithë botës duhet të zhvillojë imunitet kolektiv, përmes masave të planifikuara dhe të jetësuara mirë, që lejojnë të infektuarit gradual të popullatës së gjërë me Covid 19. Kuptohet, derisa të zbulohet vaksina, e cila, tash po thuhet se mund të jetë edhe më larg se 18 muaj.