Mjekët zbulojnë saktësisht sa kalori duhet të hiqni për të ulur rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës - Gazeta Express
string(108) "mjeket-zbulojne-saktesisht-sa-kalori-duhet-te-hiqni-per-te-ulur-rrezikun-e-diabetit-dhe-semundjeve-te-zemres"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

05/11/2025 18:57

Mjekët zbulojnë saktësisht sa kalori duhet të hiqni për të ulur rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

05/11/2025 18:57

Një studim sugjeron se heqja e vetëm kalorive të një çokollate në ditë mund të mjaftojë për të ulur rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Hulumtuesit në Rush University në Chicago ndoqën mbi 500 të rritur mbi 65 vjeç me indeks të masës trupore (BMI) mbi 25, që tregon mbipeshë.

Pjesëmarrësit ndoqën një nga tre dieta për tre vite: DASH (Dietary Approaches to Stop Hypertension), MIND (Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay) ose një dietë tipike perëndimore.

DASH fokusohet kryesisht në shëndetin e zemrës dhe parandalimin e hipertensionit.

MIND synon të ulë rrezikun e demencës dhe problemeve të tjera të kujtesës.

Të dy dietat përfshijnë peshq të yndyrshëm, drithëra integrale dhe perime të gjelbra të errëta, por DASH thekson uljen e kripës, ndërsa MIND promovon ushqime të shëndetshme për trurin, si boronicat.

Pjesëmarrësit në DASH dhe MIND u udhëzuan të hiqnin rreth 250 kalori në ditë — ekuivalenti i një çokollate, një muffin boronicash ose tre vezë të ziera.

Rezultatet treguan se ata që humbën të paktën 10% të peshës trupore përmirësuan ndjeshëm nivelet e kolesterolit LDL (“i keq”) dhe triglicerideve, dy lloje yndyrash që grumbullohen në arterie dhe lidhen me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe ataket kardiake.

Gjithashtu, nivelet e sheqerit në gjak u ulën rreth 6%, ndërsa hormoni adiponektin — që mbron trupin nga inflamacioni dhe ndihmon reagimin ndaj insulinës — u rrit 54% tek ata që humbën mbi 10% të peshës.

Hulumtuesit theksuan se nuk ka rëndësi nëse dieta është DASH apo MIND: ai që bëri diferencën ishte heqja e 250 kalorive në ditë.

“Studimi MIND tregoi se humbja e peshës përmes ndërhyrjeve dietike me reduktim të lehtë të kalorive lidhet me ndryshime pozitive në faktorët e rrezikut kardiometabolik tek të moshuarit me mbipeshë dhe obezitet,” shkruajnë autorët.

Studiuesit shtojnë se edhe në moshë të avancuar, kur metabolizmi ngadalësohet dhe humbet masa muskulore, heqja e 250 kalorive në ditë mund të sjellë një humbje peshe deri në 10%.

Studiuesit theksuan se kufizimi kryesor i studimit ishte se nuk përfshiu persona me dëmtime të kujtesës ose demencë, prandaj nuk u vlerësuan përfitimet e mundshme për shëndetin e trurit. /GazetaExpress/