Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar - Gazeta Express
string(83) "mjeket-pa-kufij-shperndarja-e-ndihmave-ne-gaza-eshte-kthyer-ne-vrasje-te-organizuar"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 13:36

Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 13:36

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka dënuar ashpër skemën e shpërndarjes së ushqimeve të kontrolluar nga ushtria izraelite në Gaza, duke e cilësuar si një formë të “urrejtjes së institucionalizuar” dhe “vrasjeje të organizuar”.

Në një raport të titulluar “Kjo nuk është ndihmë. Kjo është vrasje e organizuar”, MSF kërkon ndalimin e menjëhershëm të këtij procesi.

Sipas raportit, dy qendra të shpërndarjes së ndihmave në Rafah, në jug të Gazës, janë kthyer në skena kaosi, me përplasje të dhunshme, turma të frikshme dhe përdorim vdekjeprurës të forcës nga trupat izraelite dhe kontraktorët privatë amerikanë.

“Në asnjë konflikt tjetër ku operojmë nuk është parë një nivel i tillë dhune ndaj civilëve që kërkojnë ndihmë”, thuhet në deklaratë.

Klinikat e MSF janë shndërruar në qendra për të plagosur në masë. Gjatë qershorit dhe korrikut, në vetëm dy klinika janë pranuar 1 mijë e 380 të plagosur dhe 28 trupa të pajetë.

Shumë prej tyre kanë plagë me armë zjarri, ndërsa organizata thotë se vendndodhja e plagëve, kryesisht në gjymtyrët e poshtme, tregon për qëllimshmëri në shënjestërzim.

MSF raporton gjithashtu raste të shumta dhune fizike, përdorim të gazit lotsjellës dhe spërkatje me piper ndaj njerëzve që kërkojnë ndihmë.

“Njerëzit po qëllohen si kafshë”, deklaroi një nga koordinatorët e organizatës.

“Ata nuk janë të armatosur, nuk janë ushtarë. Janë civilë që mbajnë qese plastike, duke shpresuar të marrin pak miell ose makarona”.