Mjekët në Wuhan të Kinës: Na thanë që të gënjejmë për koronavirusin - Gazeta Express

Mjekët në Wuhan të Kinës: Na thanë që të gënjejmë për koronavirusin

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 19:22

Mjekët në spitalet e Wuhan në Kinë, aty ku shpërtheu për herë të parë virusi Covid-19, kanë deklaruar se u ishte thënë nga qeveritarët lokalë se duhet të heshtin për këtë sëmundje.

Këto pohime të tyre janë filmuar nga kamera e fshehtë, si pjesë e një dokumentari të ITV.

Njëri prej mjekëve ka thënë se e dinin për ekzistencën e virusit që në Dhjetor 2019 dhe kishin vënë në dijeni autoritetet duke u sugjeruar që të anulonin festimet e Vitit të Ri, por thirrjet e tyre u refuzuan.

“Nuk kishim më asnjë dyshim në transmetueshmërinë e këtij virusi tek njerëzit. Por kur morëm pjesë në një takim në spital, na thanë që të mos flisnim”, thotë njëri prej mjekëve.

Disa mjekë në Wuhan morën paralajmërim pasi ekzaminuan një pacient me virusin Covid-19.

Ndërkohë, javën e kaluar mbërriti në Kinë një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ata do të kryejnë një studim shkencor në Wuhan për të kuptuar se si u shfaq virusi Covid-19 që më pas përfshiu të gjithë botën.