Mjekët e Belgjikës thonë se Hazard po “lëndohet nga stresi”, shpërthen Zizu: “Çfarë po thua!” - Gazeta Express
string(86) "mjeket-e-belgjikes-thone-se-hazard-po-lendohet-nga-stresi-shperthen-zizu-cfare-po-thua"

Mjekët e Belgjikës thonë se Hazard po “lëndohet nga stresi”, shpërthen Zizu: “Çfarë po thua!”

Futboll

Gazeta Express

30/11/2020 17:58

Zinedine Zidane ka treguar se sa i mërzitur është Eden Hazard nëpër situatën që po kalon.

Ashtu si vitin e parë, Eden Hazardin po e ndjekin lëndimet edhe vitin e dytë me fanellën e “Los Blancos”, duket se ky ankth për të s’do të ketë fund.

Lexo Edhe:

Lëndimi që pësoi në humbjen befasuese 1-2 nga Alaves, nuk është i lehtë siç dukej në fillim – do të mungojë tre deri në katër javë.

Së fundmi, stafi mjekësor i Belgjikës befasoi duke thënë se “Hazard po lëndohet nga stresi”.

Për një gjë të tillë është pyetur edhe Zizu, që ka reaguar menjëherë: “Jo, çfarë po thua! Ai është shumë i fortë”.

“Është një tjetër lëndim për të, dhe shumë keq për ne. Janë gjëra që po ndodhin në shumë ekipe dhe duhet të ecim përpara.. Ai është i fortë. Nuk kam asnjë dyshim për lojtarin që është dhe që dua të vazhdojë këtu. Po kalon nëpër një situatë të vështirë dhe do ta ndihmojmë”. /Gazeta Express/