Mjekët amë kërkojnë nga Spasovski dhe Filipçe set të masave ekonomike edhe për ta - Gazeta Express
string(81) "mjeket-ame-kerkojne-nga-spasovski-dhe-filipce-set-te-masave-ekonomike-edhe-per-to"

Gazeta Express

26/05/2020 11:34

Mjekët amë kërkojnë nga Spasovski dhe Filipçe set të masave ekonomike edhe për ta

Gazeta Express

26/05/2020 11:34

Shoqata e mjekëve për  mjekësi të përgjithshme dhe familjare me letër deri te kryeministri Oliver Spasovski dhe te Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kërkojnë pako të masave ekonomike për mbështetje të mjekëve amë.

Ata në letër citojnë se  gjatë pandemisë së Kovid-19, mjekët amë ishin dhe ende janë në linjën e parë të ballafaqimit me këtë virus dhe se me angazhimin dhe përkushtimin e tyre e kanë amortizuar presionin  mbi nivelin sekondar dhe terciar dhe kanë kontribuuar për ballafaqim të suksesshëm me pandeminë, zvogëlimin e  kurbës së rasteve të reja mbingarkim në sektorin spitalor.

Lexo Edhe:

“Nga vendosja e algoritmit për skrining të Kovid-19 nga data 23 mars-30 prill mjekët amë gjithsej kanë caktuar 3.131 pacientë për mostra, ndërsa 730 pacientë me  virus të dëshmuar Kovid-19 ishin  ndjekur në trajtim shtëpiak.

Citojnë se janë përgjigjur në sfidën   për ballafaqim me Kovid-19, por thonë,  paraprijnë sfida të reja me çka plotësisht  do të rritet intensiteti i përdorimit të  shërbimeve të tyre shëndetësore por edhe deri te Burn out sindromi te ato – sigurim dhe  mbajtje të pajisjes mbrojtëse personale,  ndjekje e pacientëve të cilët mposhtën Kovid-19, dhe zbulimin e hershëm të pasojave  të mundshme nga ai, skrining dhe diagnozë të hershme të sëmundjeve  jongjitëse, kujdes për pacientët me sëmundje jongjitëse kronike, zgjidhje e problemeve të shëndetit mental, dhunë familjare,  vendosje e modelit të ri të mbrojtjes primare, zbatim i udhëzimeve për sëmundjet  më të shpeshta kronike jongjitëse.

Nga Shoqata pohojnë se mjekët amë janë haruar nga institucionet dhe janë vënë në pozitë të pabarabartë duke potencuar se  janë institucione private shëndetësore dhe se duhet  vetë të sigurojnë  mjete për punë.

Ata kërkojnë pako të masave  ekonomike për mbështetje të mjekëve amë, realizim të rritjes së premtuar të pikëve  për kapitacion 90 denarë. Më tutje  citojnë se  plotësisht  duhet të merret parasysh fakti se kapitacionet për pagesë në muajt e ardhshëm  do të zvogëlohen për shkak të numrit të rritur të  largimeve nga puna  që vijuan në sektorin privat.

Shtojnë se mjekët amë duhet të përfshihen në sjelljen e vendimeve për ballafaqim me pandeminë, që të mund të sigurohet  sistem i fuqishëm  i kujdesit shëndetësor primar i cili është nga vlera thelbësore për sigurim të  kujdesit  cilësor të lartë dhe zbatimit të motos së OBSH-së “Shëndet për të gjithë”.