Mjegull në disa vende malore, borë me intensitet të ulët në rrugën Kriva Pallnkë-Deve Bair - Gazeta Express
string(89) "mjegull-ne-disa-vende-malore-bore-me-intensitet-te-ulet-ne-rrugen-kriva-pallnke-deve-bair"

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 10:20

Mjegull në disa vende malore, borë me intensitet të ulët në rrugën Kriva Pallnkë-Deve Bair

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 10:20

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Mbetje të vogla të borës ka në qafën malore nga (fshati Lisec – Kodra e Diellit) të cilat mbahen në rrugë. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në rrugën (Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair) e cila nuk qëndron në rrugë dhe dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka në qafë malore Pletvar deri 30m, Gjavatë prej 100m dhe qafën malore Krushevë deri 40m. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement