“Mjaft i vratë nënat tona”! Qindra qytetarë protestojnë për vrasjen e Sabrina Bengajt - Gazeta Express

“Mjaft i vratë nënat tona”! Qindra qytetarë protestojnë për vrasjen e Sabrina Bengajt

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2021 18:59

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur ditën e sotme në Tiranë, përpara Ministrisë se Brendshme dhe në Fier për të protestuar për rastin e Sabrina Bengajt dhe grave të tjera që kanë rënë pre e dhunës së burrave në Shqipëri.

Me pankarta në duar që mbajnë mesazhe si “Më mirë e ndame sesa e vrame” qytetarët protestojnë sot për ndëshkimin e burrave dhunues dhe për një mbështetje më të madhe ndaj grave dhe vajzave.

Lexo Edhe:

Një qytetare, që tregoi se djalin e saj të mitur autoritetet ia kanë dhënë babait dhunues, shprehet se policët dhe psikologët bëhen palë me dhunuesit.

“Duhet të ishin pjesëmarrëse edhe vajza e gra nga qytete të tjera të Shqipërisë. Ky është një krim. Janë 14 të vrara…Është e pafalshme, e pa tolerueshme,” shprehet një e re.

Kujtojmë se Sabrina Bengaj u vra mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit. Kurse në 20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.

Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë. /abcnews.al/