Mitrovicë: Vodhën pije alkoolike në vlerë prej 5 mijë euro, arrestohen hajnat - Gazeta Express
string(75) "mitrovice-vodhen-pije-alkoolike-ne-vlere-prej-5-mije-euro-arrestohen-hajnat"

Mitrovicë: Vodhën pije alkoolike në vlerë prej 5 mijë euro, arrestohen hajnat

Gazeta Express

08/12/2019 13:27

Policia në Mitrovicën e Veriut ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se në një kafiteri kanë vjedhur pije alkoolike në vlerë prej 5 mijë euro

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në rrugën “Sutjesjka” në Mitrovicë të Veriut, ku është raportuar se persona të panjohur kishin vjedhur pije alkoolike në vlerë prej 5 mijë euro në një kafiteri.

Lexo Edhe:

“Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarve në stacion policor janë shoqëruar dy meshkuj serb njëri kosovar tjetri shtetas i Serbisë të cilët  gjatë intervistimit kanë pranuar se kishin kryer vjedhjen”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit rasti hetohet në procedurë të rregullt./Express/