Gazetar: Selamir Qerimi
Rrugët janë të mbushura plot. Rrezet e diellit siç duket ia morën vëmendjen qytetarëve në Mitrovicë më shumë se një takim i rëndësishëm që po zhvillohet në Ohër.
Në vend se të përcjellin zhvillimet rreth dialogut mes Kosovës e Serbisë, ata vendosën të ndjekin rutinën e fundjavës.
Kjo ndoshta për shkak të pritjeve të ulta se diçka pozitive mund të ndodhë nga këto takime.
E fakti që plani evropian nuk përfshin njohjen reciproke dobësoi edhe më shumë pritjet.
Më pozitiv për takimin e Ohrit është përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku.
Por, kush fiton e kush humb nga plani evropian?
Gazetari Branislav Krstic tregon qëndrimin e tij për këtë çështje.
Ndërkohë, qytetarët në Mitrovicë të Veriut hezituan t’i komentojnë zhvillimet e 18 marsit në Ohër.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...