Mitrovica, komuna më e varfër në Kosovë - Gazeta Express
string(38) "mitrovica-komuna-me-e-varfer-ne-kosove"

Mitrovica, komuna më e varfër në Kosovë

Gazeta Express

22/11/2020 12:07

Komuna e Mitrovicës, po konsiderohet si komuna më e varfër në Kosovë, raporton Gazeta Exprss.

Kjo tregohet në statistikat e Agjencisë së Statistikave e Kosovës, e cila së fundmi publikoj statistikat e Mirëqenies Sociale.

Lexo Edhe:

Numri i familjeve që kanë kërkuar ndihmë sociale ka shënuar rritje në tre mujorin e fundit.

24 mijë e 496 familje tani për tani janë pjesë e ndihmës sociale.

Gjatë muajve prill, maj, qershor numri i familjeve që kërkuan ndihmë sociale ishte 24 mijë e 339.

Komuna me më së shumti familje që përfitojnë nga skema e ndihmave sociale është Mitrovica.

Në këtë komunë 2263 familje përfitojnë nga skema e ndihmave sociale.