Mitrovica insiston që FFK-ja padrejtësisht nuk po e lë të shkojë në garat evropiane, i dërgon kërkesë Komitetit Ekzekutiv - Gazeta Express
string(120) "mitrovica-insiston-qe-ffk-ja-padrejtesisht-nuk-po-e-le-te-shkoje-ne-garat-evropiane-i-dergon-kerkese-komitetit-ekzekutiv"

Sport

Gazeta Express

26/05/2022 19:18

Mitrovica insiston që FFK-ja padrejtësisht nuk po e lë të shkojë në garat evropiane, i dërgon kërkesë Komitetit Ekzekutiv

Sport

Gazeta Express

26/05/2022 19:18

Federata e Futbollit e Kosovës më 25 maj njoftoi se Komisioni i Shkallës së Dytë për Licencimin e Klubeve për garat ndërkombëtare mori vendim për licencimin e kampionit të Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll, EP Com Hajvalia.

Por, kjo sipas KFF Mitrovica, është shkelje e statutit dhe rregullores së FFK-së dhe UEFA-s, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubi mitrovicas tani i është drejtuar me një kërkesë Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

KFF Mitrovica pretendon se KFF Ep Com nga Hajvalia nuk ka respektuar afatin e përcaktuar kohor nga ana e UEFA-s për kompletimin e dokumentacionit për licencim.

Ky klub gjithashtu ka publikuar edhe prova tjera, që sipas tyre dëshmojnë në shkelje të kriterit sportiv, financiar dhe adminastrativ.

Kujtojmë se KFF Mitrovica është nënkampion i Kosovës këtë edicion dhe klubi i vetëm në konkurrencën e femrave që u licencua nga Komisionit i Shkallës së Parë të FFK-së për Licencimin e Klubeve për garat ndërkombëtare. /Gazeta Express/