‘Ditët e Kitarës’ në qytetin e Mitrovicës, këtë vit shënon edicionin e pestë me radhë. Nga data 19 deri më 24 shtator, mbahen koncerte të ndryshme në kitarë.
Këtë herë, organizatorët kanë paraparë një pamje krejtësisht të re dhe një gamë të zgjeruar aktivitetesh. Këtë edicion do të ketë koncerte të jashtëzakonshme me virtuozë të kitarës nga e gjithë bota, së bashku me një javë të mbushur me masterklase dhe punëtori tërheqëse që u shërbejnë entuziastëve të muzikës të të gjitha moshave.
Detajet dhe informatat tjera, rreth organizimit pritet të zbulohen ditëve në vijim.
/Express