Mitrovica - FFK-së: Vendosni për ligën e vajzave, ashtu siç vendosët për djemtë - Gazeta Express
string(69) "mitrovica-ffk-se-vendosni-per-ligen-e-vajzave-sic-vendoset-per-djemte"

Gazeta Express

22/05/2020 13:46

Mitrovica – FFK-së: Vendosni për ligën e vajzave, ashtu siç vendosët për djemtë

Gazeta Express

22/05/2020 13:46

Klubi Mitrovica, që garon në ligën elitare të futbollit të vajzave në Kosovë, ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës të vendosë sa më shpejt për fatin e këtij sezoni, që është ndërprerë shkaku i koronavirusit – ashtu siç është bërë me ligën elitare të futbollit të djemve.

Pasi Ministria e Shëndetësisë i lejoi klubet t’i rinisin seancat stërvitore në klube të vogla, Federata e Futbollit e Kosovës vendosi që Ipko Superliga e Kosovës – liga elitare e futbollit të djemve në vend – të rinisë më 7 qershor, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E përkundër që edhe ekipet e vajzave garojnë në garat evropiane – dhe kanë arritur suksese historike, si rasti i Mitrovicës që është klubi i vetëm kosovar që është kualifikuar në fazat e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve – FFK-ja nuk ka marrë ende vendim për futbollin e vajzave.

“KFF “Mitrovica” si çdo klub sportiv është duke përcjellë zhvillimet në futbollin e Kosovës.Edhe klubi ynë si të gjitha klubet tjera është duke pritur një vendim nga organet kompetente të shtetit dhe nga FFK që të marrë një vendim lidhur me lejimin e stërvitjeve ashtu sikur është lejuar Ipko Superliga, dhe pas një faze përgatitore të shkurtë në bazë të rrethanave të lejohet edhe zhvillimi i ndeshjeve të mbetura (10 xhiro)”, thuhet në reagimin e Mitrovicës.

“Kërkojmë nga FFK dhe KE që sa më shpejt të marrë një vendim për ligen e futbollit të femrave sepse edhe Liga jonë përfaqësohet në garat ndërkombëtare ashtu si Ipko Superliga, prandaj u kërkojmë organeve kompetente zhvillimin e garave edhe në Ligën e Parë të futbollit femëror”.

“Ne si Klub jemi të interesuar që kampionati në ligen tonë të mbyllet në fushë sepse vetëm në fushë mund të caktohet Kampioni i futbollit femëror ku ne për dy vite me radhë jemi fitues të këtij kompeticioni”.

Më tutje, Mitrovica ua dha dy opsione FFK-së – rinisjen e kampionatit më 14 qershor ose anulimin e këti sezoni – duke bërë të ditur se nuk do të pranojë asnjë alternativë tjetër.

“Këtu kemi dy rrugë të nderuar anëtarë të KE-së së FFK-së: 1. Lejimin për zhvillimin e këtyre 10 xhirove që kanë mbetur, duke filluar me stërvitje nga data 25.05 2020 dhe rinisja e kampionatit me datë 14.06.2020 që i bie ri-fillim një javë pas Ipko superliges dhe përfundimi në të njëjtën kohë.
2. Që Kampionati të anulohet sepse nuk kanë kaluar më shumë se 51% të zhvillimit të ndeshjeve në ligë”, thuhet më tutje në reagimin e Mitrovicës.

“Klubi KFF.Mitrovica nuk pranon asnjë variante tjetër për ta përmbyllur kampionatin , me propozime e varianta të ndryshme për të rrezikuar shëndetin e futbollisteve tona . Nuk do lejojmë që askush të na e nëpërkëmbë mundin dhe investimet tona qe i bëjmë në klubin tonë ndër vite”.

Mitrovica aktualisht radhitet në pozitën e parë në tabelën e ligës elitare të futbollit të vajzave në Kosovë dhe ka baras pikë me Feronikelin, përderisa ndeshja e tyre e vetme e drejtpërdrejtë përfundoi me barazim pa gola.

 “Ne ju paraqesim një shembull si ka vepruar liga Eredivisies e Holandës në situaten e njëjtë në të cilen ndodhemi edhe ne, ku Ajax dhe AZ Alkmaari kishin pikë të barabarta , por asnjëra nga këto skuadra nuk do shpallet kampione. Edhe pse Az Almaar kishte fituar dy ndeshjet e ndërsjellta me Ajaxin 1-0 dhe 0-2 dhe as kjo nuk është marrë për bazë, por është anuluar kampionati me tabelën momentale”. /Gazeta Express/