Mbrojtësi anësor i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj ka ndërruar ambient duke u transferuar nga klubi i Lokomotivës së Moskës drejt gjigantit arab, Al-Ittihad.
Pasi ka përfunduar edhe dy ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë për muajin shtator, tani më mbrojtësi ka udhëtuar drejt Arabisë, shkruan Gazeta Express.
Gjatë ditës së sotme ai është pritur nga drejtuesit e klubit si dhe është prezantuar si lojtarit i skuadrës arabe.
21-vjeçari është pritur me lule në duar nga drejtuesit e Al-Ittihad.
📸| Mitaj has arrived in Jeddah 🛬 pic.twitter.com/sdkHaKEfQJ
— Al-Ittihad Club (@ittihad_en) September 12, 2024
Mitaj pritet të debutojë me skuadrën e re këtë vikend në ndeshjen ndaj Al-Ëehda.
Futbollisti shqiptar do të jetë tash e tutje bashkëlojtar me futbollsitët të mëdhenj si Karim Benzema, Ngolo Kante, Fabinho./Gazeta Express