string(58) "mitaj-pas-barazimit-me-letonine-kundershtari-ishte-i-forte"

Sport

Gazeta Express

10/06/2025 23:05

Mitaj pas barazimit me Letoninë: Kundërshtari ishte i fortë

Sport

Gazeta Express

10/06/2025 23:05

Kombëtarja shqiptare ka barazuar në udhëtim përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të kualifikueseve të Botërorit.

Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1, shkruan “Gazeta Express”.  

Në përfundim të këtij dueli ka folur mbrojtësi, Mario Mitaj.

“Me thënë të drejtën nuk kam çfarë them për këtë ndeshje. Kundërshtari ishte i fortë. Pjesën e dytë bëmë shumë raste, luajtëm shumë mirë, por nuk bëmë dot gol. Kur shohim që nuk bëjmë dot gol, fokusohemi që të mos pësojmë”.

“Shpresoj që në ndeshjet e radhës, të shënojmë gola dhe të fitojmë ndeshjen. Falenderoj Sylvinhon për besimin. Rasti i penalltisë ishte çështje shpërqendrimi”, u shpreh mbrojtësi i Kombëtares shqiptare./GazetaExpress/