Misterioze: Shfaqet në majë mali një objekt i ngjashëm me atë që ishte gjetur në shkretëtirë - Gazeta Express
string(91) "misterioze-shfaqet-ne-maje-mali-nje-objekt-i-ngjashem-me-ate-qe-ishte-gjetur-ne-shkretetire"

Misterioze: Shfaqet në majë mali një objekt i ngjashëm me atë që ishte gjetur në shkretëtirë

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 9:00

Një objekt misterioz nga metali është gjendur në majën e një mali në Kaliforni, vetëm një javë pasi një objekt i ngjashëm u gjet në shkretëtirë në Utah.

Një gazetë lokale në qytezën e vogël, Atascadero, që gjendet në pjesën qendrore të bregdetit të Kalifornisë, raportoi se objekti i çuditshëm u gjet në majën e Malit Pine, ku dhjetëra alpinistë lokalë shkuan për ta parë dhe për ta fotografuar.

Lexo Edhe:

Ndryshe nga objekti i gjetur në Utah, i cili ishte i ngulitur thellë në gurë, objekti i gjetur në Kaliforni ishte i vendosur më dobët dhe mund të rrëzohej lehtë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në Utah, objekti interesant fillimisht ishte vërejtur më 18 nëntor nga një helikopter me të cilin po fluturonin biologët shtetërorë, që po i numëronin disa dele të rralla.

Ende nuk dihet se kush i ka ndërtuar këto objekte dhe në internet kanë filluar të qarkullojnë shumë teori dhe spekulime.

Shufra në Atascadero nuk është kopja e parë e origjinalit të Utah-s që u gjend këtyre ditëve. Një objekt i ngjashëm u raportua se është gjetur edhe në malet e Rumanisë disa ditë më parë.