Misteri mbi rrëzimin pranë Area 51 thellohet, FBI hap hetimet - Gazeta Express
string(60) "misteri-mbi-rrezimin-prane-area-51-thellohet-fbi-hap-hetimet"

Mistere

Gazeta Express

09/10/2025 20:24

Misteri mbi rrëzimin pranë Area 51 thellohet, FBI hap hetimet

Mistere

Gazeta Express

09/10/2025 20:24

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë ngjallur dyshime rreth një incidenti pranë bazës sekrete Area 51, pas konfirmimit se FBI po heton një rrëzim të ndodhur së fundmi.

Sipas një njoftimi të 4 tetorit nga Creech Air Force Base në Nevada, një aeroplan “përfshihet në një incident”, duke u rrëzuar në shkretëtirë vetëm disa milje larg zonës së kufizuar përreth Area 51 më 23 shtator.

Baza famëkeqe është e lidhur prej dekadash me teori për jetë jashtëtokësore, me studiues UFO-sh dhe teoricienë konspiracioni që pretendojnë se projekte sekrete qeveritare zhvillohen aty që nga vitet 1950.

Ndërkohë që Forcat Ajrore thanë se fluturimi ishte pjesë e bazës dhe i përkiste 432nd Wing, disa përdorues të rrjeteve sociale vunë re se Administrata Federale e Aviacionit (FAA) kishte vendosur një ndalim të përkohshëm fluturimi mbi zonë për një javë të tërë, pa dhënë shpjegime të hollësishme, vetëm duke argumentuar “sigurinë kombëtare”.

Vendndodhja e kufizimit të fluturimeve e vendosi rrëzimin rreth 12 milje në lindje të kufirit të sigurisë së Area 51, dhe rreth 24 milje larg bazës.

Megjithatë, Forcat Ajrore zbuluan se aktivitet i çuditshëm kishte ndodhur edhe pas pastrimit të vendit nga personeli ushtarak, duke lënë pak ose aspak gjurmë për publikun.

Investiguesit gjetën një bombë stërvitjeje të deaktive dhe një copë të një aeroplani të panjohur në vendin e rrëzimit më 3 tetor, çka detyroi përfshirjen e FBI-së. Një bombë stërvitjeje e deaktive është një eksploziv praktik që nuk mund të shpërthejë.

Copëza e avionit dyshohet të jetë një panel, por origjina e saj mbetet e panjohur.

Joerg Arnu, studiues i njohur mbi Area 51 dhe host i faqes Dreamland Resort, vizitoi vendin e rrëzimit më 27 shtator dhe gjeti vetëm një zonë të pastruar dhe disa gjurmë goma nga automjetet ushtarake që kishin kërkuar rrënojat. Ai tha se “shtë e pamundur të gjendet shenja e impaktit”.

Forcat Ajrore theksuan se nuk pati të lënduar apo viktima gjatë incidentit misterioz, dhe se detaje të tjera nuk janë të disponueshme për momentin.

Creech Air Force Base ndodhet më pak se 60 milje nga vendi i rrëzimit dhe strehon 432nd Wing, e cila operon dronë të armatosur MQ-9 Reaper, dronë stealth RQ-170 Sentinel dhe pajisje të tjera për inteligjencë, mbikëqyrje dhe misione luftarake.

Reapers janë përdorur për dy dekada dhe nuk është e pazakontë që të rrëzohen për shkak të gabimeve njerëzore ose defekteve mekanike. Megjithatë, teoricienët e konspiracionit theksojnë se fshehja e incidentit dhe kontrolli i shpejtë i FBI-së mund të tregojnë se nuk ishte një dron i zakonshëm.

Së fundmi, aeroplani sekret RAT55 i Forcave Ajrore u pa duke fluturuar mbi Area 51, duke konfirmuar thashethemet se ky aeroplan radarik operon nga baza e fshehtë Groom Lake.

Area 51 ka qenë gjithashtu vendi i zhvillimit dhe testimit të aeroplanëve eksperimentalë, përfshirë F-117 Nighthawk, bombarduesin e parë stealth të SHBA-së. /GazetaExpress/