'Miss Ballkani' drejt shembjes, fundoset me 30 cm të tjera njëra nga këmbët mbajtëse - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 18:27

‘Miss Ballkani’ drejt shembjes, fundoset me 30 cm të tjera njëra nga këmbët mbajtëse

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 18:27



Ura e Zogut që ndodhet mbi lumin Mat në Milot, një ndër veprat më të bukura dhe të rralla në kohën e Mbretërisë, por degradohet çdo ditë.

Edhe pse kjo urë rezulton tek monumentet e kulturës pranë Ministrisë së Kulturës, kujdesi ndaj saj është zero. Ura është lënë totalisht në mëshirë të fatit dhe për pak kohë ajo mund të shembet e gjitha. Pamjet e këmbëve të saj në anën veriore janë vërtetë të frikshme pasi elementet metalik janë zhveshur nga ato të betonit, duke bërë që e gjithë pesha të qëndrojë mbi këto hekura.

Marrja e inerteve pranë këmbëve te urës, ka bërë që ura të dalë jashtë funksionit.

Gjatë ditës së sotme ka rreth 30cm ulje tek njëra nga këmbët mbajtëse. Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për të parandaluar marrjen e inerteve në lumin e Matit.