Miss Anglia lë anash kurorën për t’iu kthyer punës si mjeke gjatë pandemisë së koronavirusit - Gazeta Express
string(91) "miss-anglia-le-anash-kuroren-per-tiu-kthyer-punes-si-mjeke-gjate-pandemise-se-koronavirusit"

Miss Anglia lë anash kurorën për t’iu kthyer punës si mjeke gjatë pandemisë së koronavirusit

Gazeta Express

07/04/2020 11:37

Një mbretëreshë bukurie e cila u kurorëzua “Miss Anglia” në vitin 2019 është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar karrierën e saj si mjeke mes pandemisë së koronavirusit.

Bhasha Mukherjee bëri një pushim në karrierë si mjeke pasi mori pjesë në “Miss World” në dhjetor të vitit 2019, ndërsa e përfaqësoi Anglinë.

Lexo Edhe:

E ftuar të jetë ambasadore për disa bamirësi, Mukherjee kishte planifikuar të vë stetoskopin e saj dhe të përqendrohet në punën humanitare deri në gusht të këtij viti.

“Më ftuan në Afrikë, në Turqi, pastaj në Indi, Pakistan dhe disa vende të tjera të Azisë për të qenë një ambasadore për punë të ndryshme bamirësie”, ka thënë ajo për CNN.

Në fillim të marsit, 24-vjeçarja kishte qenë në Indi për katër javë në emër të ‘Coventry Mercia Lions Club’, një organizatë bamirësie për zhvillimin dhe bashkësinë për të cilën ajo ishte ambasadore.

Ata vizituan shkollat dhe gjithashtu dhanë para për një shtëpi për vajzat e braktisura.

Por, ndërsa situata e coronavirusit u përkeqësua në Britani të Madhe, 24-vjeçarja po merrte mesazhe nga ish-kolegët, duke i thënë asaj se sa e vështirë ishte situata për ta.

Më pas, ajo kontaktoi ekipin drejtues të spitalit për t’i njoftuar se dëshironte të kthehej në punë.