Misioni i BE-së për zgjedhjet del me vërejtje për shkarkimin e Valdete Dakës nga presidentja Osmani - Gazeta Express
string(99) "misioni-i-be-se-per-zgjedhjet-del-me-verejtje-per-shkarkimin-e-valdete-dakes-nga-presidentja-osmani"

Misioni i BE-së për zgjedhjet del me vërejtje për shkarkimin e Valdete Dakës nga presidentja Osmani

Lajme

Gazeta Express

19/10/2021 17:16

Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë kanë publikuar raportin e tyre për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku ndër të tjera në këtë raport është përmendur edhe shkarkimi i Valdete Dakës nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë raport thuhet se vendimi i presidentit të Kosovës për ta shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së më 14 qershor, katër vjet përpara përfundimit të mandatit të dytë dhe një ditë para caktimit të datës së zgjedhjeve nuk mund të mbështetej në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit e as nga bazat e shënuara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Lexo Edhe:

Ndërkohë është përmendur edhe shqetësimi i partive opozitare dhe shoqërisë civile se vendimi i Osmanit për shkarkimin e Dakës ka qenë i motivuar politikisht.

“Një administrim gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional i zgjedhjeve siguroi që përgatitjet të bëhen brenda afateve ligjore edhe pse komunikimi nga niveli qendror në atë komunal nuk ishte gjithmonë në kohën e duhur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga një kryesues dhe dhjetë anëtarë. LZP përmban garanci për pavarësinë dhe transparencën në funksionimin e KQZ-së, siç është mandati shtatëvjeçar i kryesuesit, me një mundësi vazhdimi, i cili nuk përkon me ndonjë cikël elektoral, dhe dispozita që sigurojnë që komisionarët të mos mund të shkarkohen për ndonjë lëshim të vogël. Kjo zvogëlon mundësinë për ndërhyrje politike. Sidoqoftë, dispozita e paqartë ligjore e cila lejon shkarkimin e kryesuesit ose një anëtari nëse ata sillen ose veprojnë “në mënyrë që ndikon seriozisht në statusin dhe integritetin e KQZ-së”, lë hapësirë për keqpërdorimin e saj”, thuhet në raport.

“Neni 61.5 (d) i LZP-së. Vendimi i Presidentit të Kosovës për të shkarkuar ish-kryesuesen e KQZ-së më 14 qershor, katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale, nuk mund të mbështetej në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e shënuara në LZP. Këto dy vendime shihen nga partitë opozitare dhe shoqëria civile si të motivuara politikisht”, shkruhet në fusnontën 21 të këtij raporti./GazetaExpress/