Mision i vështirë për Istogun, Trepça e do Superligën - Gazeta Express

Mision i vështirë për Istogun, Trepça e do Superligën

Basketboll

Gazeta Express

28/04/2021 15:02

Të enjten do të zhvillohet ndeshja e dytë e “play-out” ndërmjet Trepçës dhe Istogut.

Në “play-out” zhvillohen dy takime, ku kush është më e mirë në këto dy përballje do të luajë në Superligë edicionin e ardhshëm.

Takimi i parë përfundoi 99:70 në të mirë të mitrovicasve, që janë afër mbetjes në elitë, kurse istogasit duhet të fitojnë me 30 pikë dallim në mënyrë që të hynë në elitën e basketbollit.

Pa dyshim, ky do të jetë një mision shumë i vështirë për skuadrën nga Istogu, që në Ligën e Parë në garat e rregullta përfundoi në vendin e dytë, kurse ‘Xehetarët’ u renditën në vendin e shtatë në FIVE STAR Superligë.

Ndeshja Trepça – Istogu do të zhvillohet nesër nga ora 17:00 dhe do të transmetohet në ArtMotion dhe Kujtesa. /Gazeta Express/