Misini: Çmimet u rritën në formë të pakontrolluar – cilësia e jetesës së qytetarëve po bie vazhdimisht - Gazeta Express
string(99) "misini-cmimet-u-rriten-ne-forme-te-pakontrolluar-cilesia-e-jeteses-se-qytetareve-po-bie-vazhdimisht"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 20:48

Misini: Çmimet u rritën në formë të pakontrolluar – cilësia e jetesës së qytetarëve po bie vazhdimisht

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 20:48

Eksperti i ekonomisë, Shkumbin Misini, në emisionin EURO n’T7 ka thënë se qytetarët po i vuajnë pasojat çdo ditë, duke paguar çmimet më të larta të produkteve në rajon edhe për shkak të liderëve tanë politikë, të cilët nuk kanë ndjeshmëri dhe profesionalizëm në raport me qytetarin.

Ai tutje ka thënë se krizat e njëpasnjëshme politike po shkaktojnë situata të pamenaxhueshme ekonomike në dëm të cilësisë së jetesës së qytetarëve.

Ndërkohë, për vlerën prej 6% të inflacionit, si vlera më e lartë e ngritjes së çmimeve të produkteve bazë, profesori Misini thotë se është shumë më e lartë dhe këtë po e vërejmë vetë në çdo blerje dhe ka kritikuar mënyrën se si Agjencia e Statistikave të Kosovës po bën krahasimet mes Kosovës dhe shteteve të fuqishme.

“Unë besoj se kostoja e jetesës është shumë më e lartë sesa e ka paraparë Agjencia e Statistikave të Kosovës, sepse ajo ka përdorur një metodologji sikur të vendeve më të zhvilluara, sikur Gjermania e Franca, kurse ne vuajmë për gjërat elementare. Nuk mundesh me i marrë statistikat nga vende të fuqishme e me i bërë krahasimet me Kosovën, sepse Gjermania nuk e ka problem mungesën e energjisë elektrike, nuk e ka problemin e tkurrjes së popullsisë siç e kemi ne, e as të papunësisë. Ne jemi vendi më i varfër në rajon, me fuqinë më të vogël të punës aktive në Evropë. Andaj, duke parë këto të dhëna, besoj shumë se inflacioni është shumë më i lartë sesa po paraqitet”, ka thënë Misini.

Misini ka thënë se rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike, pastaj e pagës minimale pa produktivitet dhe së fundmi edhe rritja e çmimit të naftës kanë prodhuar inflacion të madh, i cili po vështirëson jetën e qytetarëve.

“Çmimi i naftës është katalizatori kyç i krejt çmimeve tjera, sepse bizneset kanë kosto operative shtesë dhe kur ka kosto shtesë edhe produkti final del më shtrenjtë. Unë pres që nëse lufta vazhdon dhe nuk gjendet një zgjidhje, çmimi i naftës tek ne mund të shkojë deri në 2 euro dhe paramendoni pasojat që do t’i kemi me ngritjen e çmimeve tjera në vend”, ka shtuar Misini.

Misini ka kërkuar nga qeveria që përkohësisht të hiqet akciza për derivatet e naftës në mënyrë që të frenohet ngritja e mëtutjeshme e çmimeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement