Mishetiq: Specialja nuk do të ekzistonte pa Thaçin, e krijoi vetë për ta pastruar emrin - Gazeta Express
string(85) "mishetiq-specialja-nuk-do-te-ekzistonte-pa-thacin-e-krijoi-vete-per-ta-pastruar-emrin"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 16:22

Mishetiq: Specialja nuk do të ekzistonte pa Thaçin, e krijoi vetë për ta pastruar emrin

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 16:22

Avokati Luka Mishetiq tha se kërkesa e Prokurorisë për 45 vjet burgim për Hashim Thaçin dhe tre të akuzuarit tjerë, është në mënyrë efektive dënim i përjetshëm.

Ai tha se Prokuroria nuk ka parë as faktor zbutës në këtë çështje, duke e quajtur edhe parashtrim të pabesueshëm për faktin se Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar ekzistojnë falë Thaçit dhe se ato u krijuan për ta pastruar emrin e tij.

“Ky është një parashtrim i pabesueshëm. Kjo është e qartë, relevante dhe zbutëse se Z.Thaçi bashkëpunoi me prokurorin, dha dorëheqje si presidenti, u dorëzua dhe erdhi në Hagë për t’u përballur me këtë gjykatë, për të pastruar emrin e tij”, tha Misetic.

“Ata kanë kërkuar 45 vjet dënim që është në mënyrë efektive dënim i përjetshëm. Pika fillestare e ZPS-së është që nuk ka faktorë zbutës në këtë çështje. Kjo është një parashtrim i pabesueshëm nga një zyrë që e di që DhSK-ja dhe ZPS-ja nuk do të mund të ekzistonin po të mos ishte i akuzuari”, tha ai.

Tutje, Mishetiq tha se fakti që Thaçi ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë dhe iu është dorëzuar atyre, është rrethanë zbutëse.

Përpara kësaj, Mishetiq tha se është e çuditshme që të bëjmë parashtrime për dënimin në një pikë ku mbrojtja është e pasqyruar me qëndrimin e saj dhe rezultati i vetëm është lirimi dhe shpallja i pafajshëm i Thaçit.

Për të folur për dënimin, Mishetiq tha rrezikohet që të krijohet përshtypja e gabuar se mbrojtja pranon mundësinë e shpalljes fajtor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement