Mishetiq: Në Rambuje Thaçi shprehu shqetësim se s’kishte autorizime për nënshkrim në emër të UÇK-së - Gazeta Express
string(97) "mishetiq-ne-rambuje-thaci-shprehu-shqetesim-se-skishte-autorizime-per-nenshkrim-ne-emer-te-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 10:39

Mishetiq: Në Rambuje Thaçi shprehu shqetësim se s’kishte autorizime për nënshkrim në emër të UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 10:39

Në prezantimin e shkurtër që ia bëri James Rubinit, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, avokati kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq, ka theksuar se dëshmitari ishte i dërguar i lartë i sekretares së Shtetit Madeline Albright dhe u përfshi në Rambuje me përfaqësuesit shqiptarë të Kosovës dhe në demobilizimin e UÇK-së.

Mishetiq tha se dëshmitari, Rubin, ka treguar paraprakisht në dëshminë e tij para mbrojtjes se në Rambuje, Thaçi i ka treguar se ishte i shqetësuar se nuk kishte autorizimet e nevojshme për të dhënë nënshkrimin e tij në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rubin po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai është në mesin e dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja. /Koha