Misetic: Nëse komunikatat e UÇK'së do të kishin nxitur krime, ju do të kishit dëgjuar atë nga dëshmitarët ndërkombëtarë që ishin këtu - Gazeta Express
string(129) "misetic-nese-komunikatat-e-uckse-do-te-kishin-nxitur-krime-ju-do-te-kishit-degjuar-ate-nga-deshmitaret-nderkombetar-qe-ishin-ketu"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 10:59

Misetic: Nëse komunikatat e UÇK’së do të kishin nxitur krime, ju do të kishit dëgjuar atë nga dëshmitarët ndërkombëtarë që ishin këtu

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 10:59

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, sot është duke bërë deklarimin përmbyllës para Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Express.

Misetic në vazhdimësi ka sfiduar pretendimet e Prokurorisë së Hagës. Në një pjesë të fjalës së tij, Misetic ka folur edhe për pretendimet e organit të akuzës së komunikatat e UÇK-së kanë nxitur krime.

Avokati mbrojtës i Thaçit ka thënë se nëse diçka e tillë do të ishte e vërtetë, atëherë një gjë e tillë do të ishte dëgjuar nga dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë dëshmuar para Hagës.

Misetic kur flet për Ruandën dhe Bosnje e Hercegovinën, thotë se atje ishte e qartë menjëherë se po bëhej retorikë nxitëse dhe nuk i është dashur komunitetit ndërkombëtar 20 vjet që ta kuptonte./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement