Miron Çako: “Dëshmitarët e Jehovait” s’janë të krishterë, nuk duhet besuar kush vjen në derë - Gazeta Express
string(87) "miron-cako-deshmitaret-e-jehovait-sjane-te-krishtere-nuk-duhet-besuar-kush-vjen-ne-dere"

Miron Çako: “Dëshmitarët e Jehovait” s’janë të krishterë, nuk duhet besuar kush vjen në derë

Gazeta Express

07/07/2020 9:00

Vetëflijimi i nënës dhe vajzës duke tentuar ringjalljen në banesën e tyre në Kombinat ka tronditur mbarë opinionin publik.

Për për të folur për këtë situatë ishte i ftuar në studion e “Abc-ja e mëngjesit”, Miron Çako, përgjegjës i katekizmit në kishën ortodokse.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera ai theksoi se grupet anti-krishtere nuk pranojnë hyjninë e krishtit, duke iu referuar “Dëshmitarëve të Jevovait”, që sipas tij nuk janë të krishterë.

Çako bëri apel që qytetarë të kenë kujdes nga këto grupe dhe nëse të vjen dikush në derë, nuk duhet besuar.

Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë për ne ato konsiderohen anti-krisht pasi ato e mohojnë Krishtin, është një grupim që ka probleme në doktrinën se si e paraqet Krishtin, sipas tyre Krishti ka ardhur në botë dhe kanë një koncept ndryshe për ringjalljen që thonë se një gjë e tillë do të ndodhë në distanca dhe në kohë të ndryshme.

Ato nuk e pranojnë shpirtin si ekzistencë por vetëm trupi dhe ato thonë se perëndia do të ngjallë ato që do ai. Unë mendoj se kanë qenë të dizinformuara dhe mendoj se kanë hyrë në disa labirinte, është e vështirë që të marrësh Biblën e Ungjillin dhe ta interpretosh vetë.

Grupet anti-krishtere nuk pranojnë hyjninë e krishtit. Ata kanë një Bibël të perifrazuar. Problemi është se institucioni këtë qëllim ka. Ky është një rrezik i madh sepse Shkrimi i Shenjtë është fjala e Zotit. Shkrimi i Shenjtë thotë që me këta njerëz as dorën mos u jepni. Prandaj kisha është rregullatori dhe gardiani i kësaj dhurate që ka vënë zoti, shkrimi të shenjtë. Edhe në shkrimin e  shenjtë ka disa zona të errëta që zoti i ka lënë të bien egoistët. Në kishën ortodokse nuk themi “unë e them”, por “kisha e thotë”. Duhet pasur kujdes dhe nuk duhet shkuar andej-këndej. Nëse të vjen një njeri në derë nuk duhet besuar”, u shpreh ai.

Më tej, ai tha se ngjarja në Kombinat është e rëndë dhe duhet hetuar. Sipas tij si ajo familje mund të ketë dhe shumë të tjerë, ndërsa histori të ngjashme vetëflijimi kanë ndodhur.

“Kjo nuk duhet mbyllur. Si një histori që zgjat tre ditë. Ky është një rrezik i madh. Po flasim për njerëz që futen hë grupime të fshehta dhe krijojnë këto probleme. Ku e dimë ne që ka njerëz të tjerë dhe nuk kanë të tilla mendime. Ka pasur grupe që kanë pasur flijime kolektive. Edhe ju si ungjillorë nuk duhet të ndjeheni fare përgjegjës. Çështja është se duhet shkuar deri në fund. Duhet të ketë kujdes shteti. Si mund të lejojë grupe? Ne kemi mësime që vijnë nga këto sekte kundër kombit. Ka nga këto sekte që thonë ti nuk duhet të shkosh ushtarë. Thoi flamuri jot është një leckë. Ne e dimë sa i shtrenjtë është flamuri. Mos e ndero këtë. Ose janë anti humanë thonë mos jep gjak. Kjo është një doktrinë që këta e kanë publike”, u shpreh ai.