Mirlind Daku ka udhëhequr sot skuadrën e tij, Mura, drejt fitores ndaj Mariborit.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2:1, teksa i takoi javës së 25-të në Prva Liga, shkruan Gazeta Express.
Të dy golat e fitores për vendasit u shënuan nga Mirlind Daku. Sulmuesi nga Kosova shënoi në minutat 20 dhe 43.
25-vjeçari tani numëron 13 gola në elitën e futbollit slloven, duke qenë kështu golashënuesi i dytë më i mirë. Mirlind Daku ka edhe një asistim.
Mura renditet e gjashta në tabelë me 37 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/
Konec tekme! Čarno-bejli smo z borbeno predstavo na domačih tleh prišli do zmage!#mismomura #čarnobejli #PrvaLigaTelemach pic.twitter.com/y4ghWGkhlr
— NŠ Mura (@nsmura_ms) March 5, 2023