Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Rubin Kazan dhe Khimki, e vlefshme për xhiron e tretë në Premierligën e Rusisë.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 1:0 për Rubin Kazanin, shkruan Gazeta Express.
Ishte sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku që shënoi golin e vetëm në fraksionin e parë.
Daku u tregua i saktë nga 11-metërshi pak para fundit të pjesës.
Реализует пенальти Мирлинд Даку и выводит нас вперёд! 🔥#РубинХимки 1️⃣:0️⃣ pic.twitter.com/rPnlO0J9Sx
— «Рубин» Казань (@fcrk) August 3, 2024