Mirlind Daku do të vazhdojë të jetë pjesë e Rubin Kazanit në Rusi.
Sulmuesi nga Gjilani e ka konfirmuar këtë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, shkruan Gazeta Express.
Përmes një skene inspiruar nga seriali i famshëm, Squid Games, Daku njoftoi se ka rinovuar me skuadrën ruse deri në vitin 2029.