Akrepat 00:00 shënojnë fillimin e vitit 2025.
Sot, nga 1 janari bota ka hyrë në vitin 2025, duke hapur një tjetër faqe të re në kalendarin e saj. Ky moment shënon fillimin e një viti të ri me shpresë dhe mundësi për të ardhmen.
Siç është edhe traditë, viti i ri është pritur me një spektakël fishekzjarresh, mes atmosferës së bukur dhe urimeve për një vit të mbarë.
Në këtë fillim të vitit 2025, Gazeta Express u dërgon urimet më të ngrohta lexuesve të saj. Qoftë ky vit plot shëndet, lumturi dhe sukses për të gjithë ju. Urojmë që çdo ditë e vitit të sjellë mundësi të reja dhe arritje në çdo aspekt të jetës suaj. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj, dhe le të kemi një vit të suksesshëm së bashku!