string(77) "mireserdhet-osmani-arrin-ne-tirane-per-samitin-e-komunitetit-politik-europian"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 10:53

“Mirëserdhët”, Osmani arrin në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 10:53

Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në samitin e Komunitetit Politik Europian ku e përfaqëson Kosovën.

Ajo u prit nga nikoqiri i ngjarjes, kryeministri Edi Rama dhe më pas u deklarua para mediave.

Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës, raporton Gazeta Express.

Nga ora 11:45 do të flasin disa nga liderët kyçë të samitit, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, që do të pasojë fjalën e Ramës.