string(98) "mirena-nje-ish-politikan-me-tha-se-vota-e-asambleistit-ne-prishtine-po-shkon-deri-ne-500-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 22:33

Mirena: Një ish-politikan më tha se vota e asambleistit në Prishtinë po shkon deri në 500 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 22:33

Gazetari Ilir Mirena ka thënë se garë e nxehtë do të jetë për Prishtinën në  zgjedhjet lokale.

Ai në “Pressing”, të T7, tha se një ish-politikan i ka thënë se deri në 500 mijë euro po shkon vlera e një vote në asamble.

Kështu, Mirena tha se “ka grupe që po përgatiten të kenë asambleistët e tyre”.

“E takova rastësisht një ditë një ish politikan në rrugë dhe dhe tu bë muhabet me të, më tha po përgatitemi – dhe, ma tha ashiqare – me bë një grup m’u bë asambleista në kuvend komunal të Prishtinës. Sepse një votë e asambleitistit, më tha, ka shku deri në 500 mijë euro”.

E këtu ndërhyri gazetari Baton Haxhiu ku tha se “s’ka subjekt biznesor që jep 500 mijë euro për një votë”.

Por, Mirena tregoi rëndësinë që ka Kuvendi Komunal i Prishtinës.

“Ajo tregon që lloj partije e individi ka me provu me e fut asambleist dhe kjo ka me qenë gara më e madhe. Sepse ne e kemi pa gjatë mandatit të Përparim Ramës çka ka ndodh për një votë qysh kanë dështu. Qito kandidatura që s’janë të ligës së parë, ata janë veç me futë asambleist brenda. Nuk janë për garë serioze ose për vend të parë”, tha Mirena. /Gazeta Express

aaaaa