Mirena i drejtohet Sadri Ramabajës, çka prezantoni ju nëse s'e keni Serbinë n'maje t'gjuhës? - Gazeta Express
string(87) "mirena-i-drejtohet-sadri-ramabajes-cka-prezantoni-ju-nese-se-keni-serbine-nmaje-tgjuhes"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2024 22:16

Mirena i drejtohet Sadri Ramabajës, çka prezantoni ju nëse s’e keni Serbinë n’maje t’gjuhës?

Lajme

Gazeta Express

11/07/2024 22:16

Në “Pressing” të T7, është folur për situatën politike në Kosovë.

Gazetari Ilir Mirena i ka thënë analistit Sadri Ramabaja se çka prezanton Qeveria e Kosovës “nëse nuk e ka Serbinë në maje të gjuhës”.

“Ku është ekonomia, tenderët, bordet, ligjet që ia rrëzon Kushtetuesja. Çka prezantoni nëse nuk e keni Serbinë në maje gues. Serbia është shpëtimi i vetëm i këtij pushteti që po synon me marrë vota”, ka thënë Mirena.

Por Rambaja tha se më së paku e përdorin Serbinë në politikë.

Më pas MIrena i tha se krerët e shtetit vazhdimisht “alarmojnë për luftë me Serbinë”.

“Brenda kësaj jave e ke pasur deklaratën e Donika Gërvallës, disa herë të Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit që flet për luftë”, ka thënë Mirena. /Gazeta Express