"Mirëmëngjesi të gjithëve", Ronaldo e nis ditën me "fluturimin" që bëri mbrëmë - Gazeta Express
string(72) "miremengjes-te-gjitheve-ronaldo-e-nis-diten-me-fluturimin-qe-beri-mbreme"

Futboll

Gazeta Express

23/02/2021 11:59

“Mirëmëngjesi të gjithëve”, Ronaldo e nis ditën me “fluturimin” që bëri mbrëmë

Futboll

Gazeta Express

23/02/2021 11:59

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesor në fitoren e mbrëmshme të Juventusit ndaj Crotones me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Portugezi realizoi dy gola në pjesën e parë dhe të dy i shënoi me kokë brenda katër minutave, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fillimisht shënoi në minutën e 38-të, e më pas në të 45+2, duke i siguruar edhe qetësinë ekipit të tij para pushimit.

Sot, në profilin e tij zyrtar në Facebook, Ronaldo postoi fotografinë nga kërcimi fantastik që bëri në golin e dytë dhe vendosi mbishkrimin “Mirëmëngjesi të gjithëve”.