Mirditori që i shërbente ‘Doktorit’, detaje për 1.2 tonët e kokainës të kapura në Greqi - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

20/02/2020 20:44

Mirditori që i shërbente ‘Doktorit’, detaje për 1.2 tonët e kokainës të kapura në Greqi

Ballina

Gazeta Express

20/02/2020 20:44

Një ditë më parë policia italiane ka vënë në pranga një 42 vjeçar nga Shqipëria, i cili rezulton të jetë personi që ka ndihmuar në koordinimin dhe transportimin e plot 1.2 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt Greqisë, një sasi e kapur në javët e para të 2020.

Media italiane ka raportuar lajmin duke dhënë detaje se policia në Pardenone ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili kërkohej ndërkombëtarisht nga ana e autoriteteve greke. Po media italiane ka bërë të ditur se policia e ka ndaluar shqiptarin në makinë së bashku me dy shqiptarë të tjerë dhe më tutje pas kontrollit ka rezultuar se fjala ishte për një njeri të shpallur në kërkim.

Ndërkohë media ‘Zougla’ ka bërë me dije emrin dhe vendlindjen e shqiptarit, i cili rezulton të jetë me origjinë nga Mirdita. Sipas hetimeve në shtetin grek, Alfred Arapi rezulton të jetë një nga personat kyç që morën pjesë në operacionin e bandës së kokainës për të sjellë në Greqi 120 milionë euro kokainë.

Por kush ështës Alfred Arapi dhe lidhja e tij me krerët e bandës që porositën sasinë e jashtëzakonshme të kokainës?

Hetimet në Greqi

Në dosjen e prokurorisë greke thuhet se plani për të sjellë ngarkesën mbi 1 ton ka nisur prej shtatorit 2018 dhe bisedimet mes trafikantëve janë zhvilluar në Barcelonë e Tiranë

Fillimisht ka qenë shqiptari Alfred Arapi i cili është interesuar në zonë për një mjet lundrimi për llogari të bosit të tij njohur me pseudonimin “Aguaverde ose Doktori” dhe aty ka takuar kapitenin grek Stavro Trantis pa e ditur se ky i fundit ishte agjent i DEA-s.

Trantis ka njoftuar autoritetet të cilat i kanë dhënë ‘ok’ për të marrë përsipër transportin e kokainës por pa e ditur sasinë dhe emrat e përfshirë.

Pasi Arapi ka siguruar skafin në Athinë me mbishkrimin “Barracuda Seven” ka planifikuar më pas udhëtimin drejt Amerikës latine ku ndalesa e parë ka qenë ishujt Las Palmas në Spanjë.

Udhëtimi ka zgjatur katër ditë në det të hapur me jaht nga 4 dhjetor 2018 deri më 8 dhjetor 2018.

Në këtë ishull Stavro Tranti që kundrejt pagesës do sillte ngarkesën për grupin shqiptar ka takuar për herë të parë dhe bosët mes tyre “Doktorin”, shtetasit e tjerë të identifikuar si Kristaq Ziu, Eduart Lamajn dhe Arben Bazinin.

Ky takim sipas dosjes së siguruar ekskluzivisht nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, ky takim është mbajtur në portin e Tenerifes në Spanjë më 13 dhjetor 2018, 5 ditë pasi skafi ishte ankoruar në Spanjë.

Por kur gjithçka duhet të vazhdonte sipas planit, “Doktori” ka nuhatur praninë e policisë dhe vëzhgimeve në zonë dhe ka anuluar gjithçka duke u larguar.

Por plani për të marrë kokainën në rrugë detare vetëm sa u shty në kohë dhe nuk u ndërpre, por u ndryshua vetëm vend takimi i grupit.

Gjithçka sipas vëzhgimeve të DEA-s rikthehet në prill 2019 kur mes Tiranës, Barcelonës grupi zhvilloi disa takime për të arritur në vendimarrjen se transporti duhej çuar deri në fund.

Ata kanë kontaktuar me furnizuesit e tyre në Amerikën Latine duke porositur që kokaina të vinte me hidroplan nga Amerika Latine deri në ishujt Karaibe ku do të ngarkohej në skafin e Trantis, por këtë herë jo më Barracuda Seven por një tjetër mjet lundrues Belle ISA.

Mjeti u zëvendësua nga krerët e grupit pasi ata dyshonin praninë e pajisjes gjurmuese dhe regjistruar me GPS.

Plani u bë aktiv në maj 2019 ku grupi bëri disa lëvizje në ishujt e Karaibeve por sërish ngarkesa dhe transporti u anulua pasi nuk ranë dakord me një shtetas Serb që do ishte furnizuesi me drogë.

Më pas më 19 dhjetor kapiteni Stavro Trantis telefonohet nga shqiptari i njohur si Arben Bazini se do të duhej të transportonte ngarkesën nga ishujt Karaibe.

Trantis niset nga Greqia për në ishujt Karaibe dhe më 20 nëntor ka udhëtuar nga ishulli Martinika për në Shën Visent së bashku me Bazinin.

Pak ditë më vonë mëngjesin e 11 dhjetorit 500 milje larg Surinamit një peshkarexh është afruar me jahtin e drejtuar nga Trantis duke e furnizuar me pakot e kokainës që kishin destinacion Greqinë.

Pak orë më vonë Trantis më 12 dhjetor 2019 niset në për Greqi dhe pas disa ditësh mbërrin në Greqi duke akomoduar sipas porosisë drogën në zonën e Agrinios në qytezën e Astakos.

Sipas dosjes së autoriteteve greke rezulton se shqiptarët e arrestuar më 24 janar 2020 mes tyre Sandër Pemaj, Arbër Përdedaj, Lek Doda, Maksim Preçi, Erjon Tuci, Erlind Zotaj dhe Vanda Ciubara e dashura moldave e një prej shqiptarëve kishin rolin e pritjes, akomodimit dhe ruajtjes së drogës.

Ndër emrat e organizatorëve dhe kordinatorëve të kësaj ngarkesë hetuesit grek kanë identifikuar shqiptarin resident në Spanjë me pseudonimin “Doktori”, Kristaq Ziun ose Enkeled Zeqon, Alfred Arapin, Eduart Lamaj, Altin Vokrrin dhe Arben Bazinin shtetas këta ende të pa arrestuar dhe shpallur në kërkim.

Por cilët ishin lidhja e të arrestuarve rojtarë të kokainës me “doktorin” resident në Spanjë dhe arabin ende të paidentifikuar në këtë dosje.

Hetuesit kanë zbuluar se lidhja mes dy grupeve kryhej nëpëmjet Arbër Përdedës dhe Holandezit me origjinë arabe të identifikuar si Soufiane Hadduoti.

Ndërkohë ky hetim është ende i hapur dhe gjykata greke ka dhënë për të arrestuarit masën e sigurisë arrest me burg ndërsa në Shqipëri, burime nga antidroga thanë për Report Tv se shumë shpejt do të goditen anëtarët e identifikuar dhe pasuritë e tyre.

Rolet e anëtarëve:

2 Drejtuesit e grupit që kishin porositur kokainën

“Aguaverde” ose “Doktori”- shqiptar resident në Spanjë

Një I panjohur me origjinë arabe resident në Spanjë

Organizatorët e tjerë:

Personat kryesorë që janë marrë me sigurimin e kokainës, pagesën si dhe transportin për në Greqi dhe sigurimin e personave që do të merreshin me transportin dhe sigurinë në det dhe në tokë

Kristaq Ziu ose Enkeled Zeqo

Alfred Arapi

Eduart Lamaj

Altin Vokrri

Arben Bazini – ku është personi kryesor që ka siguruar furnizimin e jahtit me 1 ton 180 kilogram e 650 gram kokainë

Përgjegjësit në Greqi:

Dy përgjegjësit në Greqi që kishin lidhje direkte me kokat e grupit shqiptarin “Aguaverde” ose “Doktori”  dhe një I panjohur arab resident të dy në Spanjë

Arbër Përdeda

Soufiane Hadduoti

Grupi në Greqi:

Personat që kishin për detyrë të siguronin drogën dhe ta dorëzonin tek blerësit në Greqi

Sandër Pemaj

Lek Doda

Maksim Preçi

Erjon Tuci

Erlind Zotaj

Vanda Ciubara

Të arrestuarit:

6 shqiptarët:

Sandër Pemaj

Lek Doda

Maksim Preçi

Erjon Tuci

Erlind Zotaj

Një shtetas holandez:

Soufiane Hadduoti

Një shtetase moldave:

Vanda Ciubara

EXPRESS