Miratohet rezoluta anti-korrupsion e PS - Gazeta Express
string(39) "miratohet-rezoluta-anti-korrupsion-e-ps"

Miratohet rezoluta anti-korrupsion e PS

Shqiperi

Gazeta Express

27/05/2024 18:04

Me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar pasditen e sotme rezoluta anti-korrupsion e PS.

Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula. Të gjithë deputetët e tjerë të opozitë nuk morën pjesë në votim.

Lexo Edhe:

Kjo rezolutë, që u diskutua sot në Kuvend, solli debate dhe kundërshti nga ana e opozitës.

Ndërsa mazhoranca shprehet se kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.